Qeveria e Kryeministrit Zoran Zaev do të përmallet me një mocion mosbesimi të inicuar nga opozita në Kuvendin e Maqedonisë. Diskutimet nisin të mërkurën ndërsa votimi është parashikuar të enjten. Mbështetja në parlament për qeverinë e kreut të LSDM-së është e brishtë pas daljes nga qeveria e partisë Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës.

Iniciatore e mocionit është partia më e madhe në opozitë, VMRO-DPMNE-ja, e cila shprehet se pret të marrë mbështetjen e shumicës në parlament. Me këtë rast opozita rikthehet zyrtarisht në Kuvend pas bojkotit që nisi kur u miratua ligji për gjuhët.

Nga ana e saj LSDM në pushtet thotë se iniciativën për mocion mosbesimi e sheh si mundësi për të treguar arritjet e deritanishme të qeverisë. Nga grupi parlamentar i Lëvizjes Besa është paralajmëruar se nuk do ta mbështesin mocionin.

Kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi nuk pranoi të komentojnë iniciativën e opozitës. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe Aleanca për Shqiptarët dhe BDI e Ali Ahmetit duke mos pranuar të prononcohen para votimit.

Iniciativa e opozitës është firmosur nga 41 deputetë dhe aty përmendet ndër të tjera rënia ekonomike, ngecja e reformave në gjyqësor si dhe qasja sipas tyre, jo transparente e qeverisë në negociatat me Greqinë për çështjen e emrit. Në iniciativë është kritikuar edhe puna e të gjithë ministrave aktualë. Mosbesimi votohet me shumicë të thjeshtë.

Tv Klan