“Kurti po keqqeveris vendin me kauza të rrejshme”

Opozita në Kosovë shprehet se është e gatshme për zgjedhje të parakohshme, edhe pse kanë mbetur pak muaj në përfundimin e mandatit të qeverisë Kurti.

Këtë ajo e lidh me zhgënjimin që kanë pësuar qytetarët në mos përmbushjen e premtimeve, ndaj sipas tyre zgjidhja reale është shkuarja sa më parë në zgjedhjet e reja parlamentare.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj: Mendoj që zgjedhjet e reja janë procesi me i domosdoshëm për këtë vend duke parë gjithmonë këtë qeverisje mënyrën e keqe të qeverisjes së këtij vendi dhe një situatë mjaftë e rëndë, qoftë ekonomike, qoftë në aspektet tjera të këtij vendi.

Deputete e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi: Edhe një ditë nëse vazhdon kjo qeveri është edhe dhjetëfish dëmi më i madh për qytetarët e republikës së Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës me krahë hapur më shumë dëshirë do t’i pres zgjedhjet e reja sepse i ka dalë fytyra e vërtetë dhe kauzat e rrejshme të Kurtit.

Ndërsa ish-deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi thotë se duhet te lihet mundësia qe te mbyllet mandati katërvjeçar i qeverisë në mënyrë që në mënyrë që të shihet se Kurti me populizmin e tij nuk ka bërë në asgjë tjetër përveç se vendosjes se pushtetit autokratik dhe luftë propagandistike kudner kundërshtarëve politik.

Tv Klan