Opozita proteston sërish sot para Bashkisë së Tiranës. Policia ka marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë dhe ka rrethuar zonën.

Që në nisje të protestës, protestuesit kanë hedhur molotov përpara godinës së bashkisë. Flakët janë neutralizuar menjëherë nga forcat e policisë.

Kjo është protesta e tetë e opozitës që proteston para bashkisë duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut pas dosjes hetimore “5D”.

Herët e kaluara, protestuesit kanë hedhur sende dhe ushqime në fasadën e bashkisë, si dhe kanë përdorur molotov dhe flakadanë.

/tvklan.al