Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës filluan procedimin penal në ngarkim të:

 1.F. D. 34 vjeçe, banuese në Palermo, Itali

2. P. C. 39 vjeç, banues në Bisceglie, Itali

 Ditën e djeshme, gjatë kontrollit të ushtruar në P.K.K. Durrës u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një sasi e konsiderueshme mallrash me vlerë,  si:

 

  • ora të markave të ndryshme;

 

  • varëse me ngjyrë floriri, me gurë si ato te diamantit;

 

  • byrzylyk me ngjyrë si ato të floririt;

 

  • unaza me gurë si ato të diamantit;

 

  • vathë me ngjyrë si ato të floririt si dhe me ngjyrë të bardhë dhe me gurë si ato të diamantit.

 Sendet e sekuestruara, personat e proceduar, nuk i kishin deklaruar në doganë./tvklan.al