Everest base camp, with Buddhist prayer flags in the foregroundBurimet zyrtare në Nepal kanë thënë sot se 13 udhërrëfyes lokal kanë gjetur vdekjen në malin Everest. Shkak kanë qenë ortekët e shumtë të dëborës, të cilët u kanë zënë rrugën dhe ata nuk kanë arritur të mbijetojnë. Ndërkohë që  persona të tjerë janë shpallur të zhdukur dhe nuk po arrihet të gjenden.

Dyshohet se edhe të zhdukurve mund tu jetë zënë rruga nga ortekët e dëborës dhe të kenë humbur jetën.

Personat e vdekur, por edhe ata të zhdukur kanë shkuar mëngjesin e sotëm në malin Everest për të pastruar rrugën për alpinisët.

Mali Everest është maja më e lartë në botë. Ai gjendet në Azi, në Himalajet Lindore, me lartësinë 8848 metra.

Kristi Petro/tvklan.al