Sipas shërbimeve të shpëtimit, të paktën 4 persona kanë gjetur vdekjen ndërkohë që ishin duke qëndruar mbi një resort skish në Tigne, në alpet e Francës.

Sipas BBC, të paktën nëntë persona janë nën dëborë pasi orteku kaloi në një pistë të resortit, që ndodhet pranë kufirit me italinë.

Skuadrat e shpëtimit arritën të nxirrnin dy prej tyre gjallë, ndërsa fati i tre të tjerëve ende nuk dihet.

Orteku mësohet të ishte 400 metra i gjerë dhe ndodhi në një lartësi prej 2100 metrash./tvklan.al