nishanii

OSBE është seriozisht e shqetësuar për infiltrimin e elementëve të lidhur me krimin e organizuar në administratë, të cilët mund të përfshihen në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në takimin që sekretari i Përgjithshëm i këtij organizmi, Lamberto Zannier pati me presidentin e Republikës Bujar Nishani kërkoi që kjo gjë të ndiqet me përparësi si një çështje që përbën problem serioz.

Zannier shprehu gjithashtu shqetësimin e polarizimit të fortë të situatës politike në vend, gjë që mund të dëmtojë avancimin e mëtejshëm të vendit drejt integrimit evropian.

Sekretari i Përgjithshëm të OSBE-së u prit edhe nga kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i cili shprehu shqetësimin për tentativat për manipulimin e listave zgjedhore të konstatuara në Durrës dhe në Kavajë, kërcënimet e kryeministrit ndaj kandidatëve të opozitës, përdorimin e aseteve të qeverisë në shërbim të kandidatëve të majtë, si dhe dhunën ndaj simpatizantëve të opzoitës.

Tv Klan