pajisija 3DKohët e fundit janë të njohura pajisjet 3D që teknologjia po krijon për të lehtësuar jetën tonë. Vetëm pak kohë më parë, një student turk krijoi pajisjen 3D të quajtur “Osteoid” e cila do të ndihmojë personat që vuajnë nga dhimbja e kockave në mënyrë të shpejtë dhe higjenike.

Deniz Karasahin, ka fituar çmimin për dizenjimin e kësaj pajisjeje e cila, do të përdoret në të ardhmen.

Ai shpjegon se aparaturat të cilat janë përdorur deri më tani, nuk të lejojnë futjen në ujë, nuk janë higjenike dhe mbajnë erë përshkak të materialit që kanë dhe nuk përshtaten me të gjithë përmasat trupore.

Ndërkohë, pajisja “Osteoid” ka dizenjim të thjeshtë, mund të ajroset lehtë, përdoret në ujë dhe të ndihmon për të lehtësuar dhimbjet edhe më shpëjt.

Zonat e dëmtuara, do të skanohen në 3D. Të dhënat do kalohen automatikisht në një program, i cili do të përcaktojë formën e përshtatshme të pajisjes. Kur kjo e fundit të jetë krijuar do i shtohet një pjesëz e cila do të ndikojë në lehtësimin e dhimbjeve nëpërmjet ultratingujve dhe teknologjisë 3D.

Kristi Petro