pajtimiPajtim Kasami ka ndëshkuar Juventus me një goditje të shpejtë duke i dhënë Olympiakos një fitore tepër të rëndësishme në Champions League.

Mesfushori shqiptar i lindur ne Struge ka pranuar se nuk është menduar gjatë për ta dërguar topin në rrjetë.

Pajtim Kasami u afrua tek Olympiakos gjatë merkatos së verës ka shënuar golin e parë në Champions, një gol me tepër vlerë.

Kasami ka deklaruar pas takimit se ishte tepër i lumtur për 3 pikët e fituara, pasi ishin shpërblimi i një pune të lodhshme, por që i jep besim ekipit që të ecë më përpara.

22- vjeçari ka zgjedhur të festojë me duke bërë një shqiponjë me duar, një shenjë tepër domëthënëse për të gjithë shqiptarët.

Fotot e tij me gishtat e kryqëzuar kanë bërë xhiron në rrjetet sociale.

Pajtim Kasami ka falenderuar edhe shqip të gjithë tifozët e tij me anë të një mesazhi në Twitter.

Falë edhe përpjekjeve të tij, Olimpiakos kërkon të shkojë më tej në Champions League, pasi ka siguruar patur 6 pikë në 3 ndeshjet e para.

Kasami, i cili luan me kombëtaren e Zvicrës, ka luajtur më parë për Fulham, Lucernen dhe Palermon.

Tv Klan