Mungesa e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri që protesta të mbyllej me një fjalim nga nënkryetari, Edi Paloka.

“Dua tu përshëndes për forcën tuaj dhe ne emër të kryetarit të PD Lulzim Basha. Ne jemi të bindur se dita që nuk do të jetë më Rama kryeministër është shumë e afërt. Protestën e stome e drejtuan studentët. Ne demokratët, LSI dhe republikanët do të jemi bashkë deri ditën që kjo qeveri do të shporret”.

Protesta e opozitës së bashkuar të kësaj të mërkure nisi prej orës 09:30 dhe përfundoi në orën 13:00.

Pas zhvendosjes nga Kuvendi për te Kryeministria, dhe më pas tek selia blu, por më të pakët në numër, protesta përfundoi pa persona të shoqëruar në polici, por vetëm disa incidente të vogla./ 

tvklan.al