Me 25 mars 60 vjet më parë në kryeqytetin e Italisë në Romë, në dhomën e “Horaces dhe Curiaces” ishte bërë ceremonia e nënshkrimeve të Traktatit të Romës, që merret edhe si data e themelimit të Bashkimit Europian.

Lapsin në letër e kishin vënë ministrat e gjashtë vendeve themeluese dhe anëtareve të para; Francës, Gjermanisë, Italisë, Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut.

Pas nënshkrimit të Traktatit të Romës u themeluan edhe institucionet e reja, të cilat ishin; Komisioni Ekonomik fillimisht, Këshilli, Parlamenti Europian, Gjykata e Drejtësisë, Banka Europian për Investime dhe Komuniteti Europian i Energjisë Atomike – i njohur si EUROATOMI.

Ky ishte një bashkim ekonomik i vendeve të BE-së, por që më vonë, me anë të traktateve të tjera, siç janë; Traktati i Mastriht-it, i Amsterdamit, i Nicës e tek në fund ai i Lisbonës dhe me rritjen e numrit të shteteve anëtare, fillimisht në nëntë e më pas me zgjerim të vazhdueshëm deri në 28 u arrit edhe një bashkim politik, por që ende shumë i brishtë.

Unioni Europian për nga struktura është tepër i komplikuar, po ashtu edhe për nga procedurat e marrjes së vendimeve.

Shtetet përkundër se vazhdimisht kanë investuar në këtë bashkim, po ashtu vazhdimisht kanë refuzuar të heqin dorë krejtësisht nga sovraniteti i tyre.

BE është unike për nga forma e ndërtimit dhe e paparë më herët. As nuk është federatë e as konfederatë, por një variant i tretë dhe shumë më i koklavitur.

Me krizën në Greqi e në Spanjë dhe më pas edhe me votimin e britanikëve për të dalur Britania e Madhe nga unioni gjërat janë komplikuar edhe më shumë.

Përkundër përçarjes në mes vete, 27 udhëheqës (mungonte kryeministrja e Britanisë) nënshkruan sot në Romë  një deklaratë të re e cila për simbolikë ka nderimin e marrëveshjes së 1957-es.

Këtu mund të shihni pamje të rralla të momenteve të regjistruara para 60 vjetëve, kur u nënshkrua Traktati i Romës dhe u formua baza e institucioneve të BE-së. Po ashtu mund të shihini tekstin origjinal të marrëveshjes së nënshkruar nga krerët shtetërorë të atëhershëm./Klan Kosova

 

https://www.youtube.com//embed/-7M8IH4m9m8

https://www.youtube.com//embed/Pj2O_Gp47Hs

https://www.youtube.com//embed/zPEuLIvUZH4