Një person u vra nga policia në aeroportin e Orli, në Paris, pasi i rrëmbeu armën një ushtari. Sipas dëshmitarëve, agresori iu drejtua me armë në dorë dyqaneve, por u qëllua për vdekje nga një agjent tjetër.

Autoritetet evakuuan rreth 3 mijë persona që gjendeshin në aeroport dhe pezulluan të gjitha fluturimet.

Ende nuk jepen detaje rreth ngjarjes. Forcat speciale franceze mbërritën në zonë dhe nisën kërkimet për bashkëpunëtorë të mundshëm të agresorit.

Po në kryeqytetin francez një oficer policie mbeti i plagosur me pistoletë. Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë se dy ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën./TV KLAN