Policia belge ka arritur të shmangë një sulm të mundshëm terrorist.

Fare pranë lagjes famëkeqe Molenbeek në Bruksel, forcat e policisë kanë hapur zjarr në drejtim të një makine për të cilën kishte të dhëna se transportonte lëndë eksplozive.

Pasi e ka ndjekur për një farë kohe, policia arriti të arrestonte drejtuesin e mjetit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Megjithatë autoritetet thanë se makina me të cilën udhëtonte i arrestuari ishte regjistruar në Gjermani.

Policia vendosi perimetër sigurie përrreth zonës, ndërsa ekspertët sekuestruan lëndët plasëse nga makina.

Ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një incident terrorist, por vendi vijon të jetë në gjendje emergjence si pasojë e sulmit terrorist të vitit të kaluar në Molenbeek, ku mbetën të vrarë 32 persona.

Tv Klan