Christian Panucci ka ndryshuar gjysmën e titullarëve në miqësoren me Uellsin që nis pas disa minutash në Elbasan. Shqipëria do të luajë sërish me Berishën në portë, ndërsa në mbrojtje kthehet Hysaj. Nga minuta e parë do të jetë edhe Lila, Basha dhe Balaj, të cilët munguan në sfidën me Skocinë.

Panucci ka vendosur ta nisë edhe me Ismajli si titullar. Mungesat në këtë takim janë Gjimshiti, Ndoji dhe Binaku për shkak dëmtimi dhe sot i është shtuar edhe Manaj pasi vuan një gjendje gripale.

Kjo miqësore me Uellsin është një mundësi për të përmirësuar imazhin pas rezultateve të dobëta në Ligën e Kombeve. Gjithsesi do të qëndojnë në Ligën C.

 

Tv Klan