papa FNë një intervistë gjatë kthimit nga Korea e Jugut, Papa Françesku u ka treguar gazetarëve arsyet e vizitës së tij në Shqipëri.

E para, ka thënë ai, është sepse në Shqipëri kanë ndërtuar një qeveri të përbërë nga muslimanë, katolikë dhe ortodoksë me një këshill me pjesëmarrës nga të tre këto besime dhe kjo ndihmon shumë, është i ekuilibruar dhe harmonik.

Prania e Papës në Shqipëri do t’i tregojë të gjithë popujve që mund të punohet sëbashku. Nëse mendojmë për historinë e Shqipërisë, ka qënë i vetmi nga vendet komuniste që kishte të parashikuar në kushtetutë ateizmin, që do të thotë nëse shkojnë në meshë kjo ishte kundër Kushtetutës.

Një prej ministrave të qeverisë me tregoi se janë shkatërruar 1820 kisha katolike dhe ortodokse. Të tjera kisha janë kthyer në kinema apo teatro. Papa shpjegon se e ka ndjerë si detyrim që të vijë në Shqipëri, edhe për faktin se është vend gjeografikisht afër me Italinë.

Interesimit të gazetarëve mbi mendimin e Papës për luftërat në vende të ndryshme të botës Papa iu është përgjigjur se është kundër tyre. Luftërat konvencionale nuk janë një gjë e mirë, ka thënë ai, pasi bombat e lëshuara vrasin edhe të pafajshmit, gra dhe fëmijë, nëna dhe këdo.

Po ndodhin shumë gjëra mizore. Niveli i mizorisë së njerëzimit duhet të na trembë, ishin fjalët e Atit të Shenjtë.

Tv Klan