Pas tre ndeshjeve heshtje, tifozët ultras të Milanit lajmëruan se do të rinisin të këndojnë sërish në tribunën e Jugut të “San Siros”, në ndeshjes së fundit të sezonit të kuqezinjve.

Të shtunën e ardhshme, “Djalli” do të përballet me Salernitanën, që ka rënë nga kategoria e më të mirave me fansat kanë lajmëruar se do të kthehen në identitet në pjesën e dytë të takimit.

Në këtë mënyrë, ata do të përpiqen ta bëjnë speciale lamtumirën e Zhirud, si edhe të Kjaer. Për më tepër që edhe trajneri Stefano Pioli është drejt largimit.

Në mesazhin e tyre, tifozët ultras vënë në dukje faktin se ata vazhdojnë që t’i mëshojnë fort kërkesës ndaj drejtuesve që të ndërtojnë një projekt fitues.

Mesazhi është i qartë, populli kuqezi nuk është më i gatshëm që të pranojë projekte që nuk synojnë nivelin më të lartë si në Itali ashtu edhe në Evropë,

Sipas tyre, projekti duhet të nisë nga stoli, për të vazhduar në fushë e për të përfunduar deri te drejtuesit.

Ultrasit e bëjnë të qartë se pavarësisht se ata janë të mirëkuptueshëm, klubi nuk duhet ta ngatërrojë këtë me dorëzimin e tyre, pasi kjo kurrë nuk do të ndodhë.

Klan News