Sipas MeteoAlb, orët e paradites vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin, por më të theksuara vranësirat paraqiten në skajin verior-verilindor duke rrezikuar momente me pika shiu.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të shtojë vranësirat në të gjithë vendin duke rrezikuar shira të përkohshëm zonat lindore do të mbeten të rrezikuara nga rrebeshe shiu si edhe breshër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen gjatë orëve të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi permanent jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./tvklan.al