Sipas MeteoAlb, do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve amtosferike në pjesën më të madhe të Shqipërisë duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante. Përjashtim bëjnë zonat përgjatë shtrirjes Lindore nga Puka deri poshtë në Korccë ku vranësirat do të jenë disi më të dendura duke rrezikuar reshje të pakta shiu. Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin përmirësim të motit edhe në këto zona dhe për pasojë i gjithë territori i vendit do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 21°C vlera më e lartë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët./tvklan.al