Sipas MeteoAlb, do të vijojë Shqipëria nën mbizotërimin e motit të kthjellët në pjesën e parë të ditës, por pas mesditës priten shtim i vranësirave në të gjithë vendin ku më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat Lindore dhe pjesërisht në Qendër duke rrezikuar shira të përkohshëm.

Orët e mbrëmjes dhe nata do të përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë vendin duke rikthyer motin e kthjellët. Temperaturat e ajrit do të ulen gjatë orëve të mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale deri në 26°C vlera maksimale që pritet përgjatë zonës së ulët.

Era do të fryjë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë./tvklan.al