Parashikimi i motit 17 Korrik 2017



Territori shqiptar paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta në ultësirën perëndimore ndërsa kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të ketë në zonat Jugore dhe Lindore.

Pjesa e dytë e ditës, do të vijojë me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa vranësira më të shpeshta do të ketë në zonat malore lindore, kryesisht në juglindje të territorit. Në mbrëmje, vranësirat dobësohen edhe në zonat juglindore duke e lënë territorin me mot kryesisht të kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por një rritje të lehtë pritet të sjellë mesdita.

Era do të fryjë mesatare mesatare deri e fortë, me shpejtësi mbi 42 km/h nga drejtimi kryesisht verior, duke gjeneruar në det dallgëzim 3- 4 ballë.

Kategori
MotiTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*


Emisione