Zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare ndërsa me vranësira më të dendura paraqiten zonat veriore duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër në ekstremin verior të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit por sërish zonat malore Lindore do të jenë me vranësira disi më të dendura.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pesojnë një rritje të lehtë si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohen dallgë mbi 2 ballë.

Europa

Gadishulli Skandinav si edhe Europa verilindore do të mbeten nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezenet gjatë gjithë ditës. Për sa i përket, rajonit të Balltikut, orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët ndërsa pasditja do të rrezikohet nga vranësira dhe shira të përkohshëm. Ndërsa pjesa më e madhe e Europës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta.