Sipas MeteoAlb, do të mbetet territori shqiptar nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare gjatë paradites ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë shtim të vranësirave në të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të pakta shiu në zonat Lindore si edhe pjesërisht në Ultësirën Perëndimore. 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë si në orët e mëngjesit, por rriten në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 9°C temperatura më e ulët deri në 31°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët./tvklan.al