Vijon dominimi i kthjellimeve pjesën më të madhe të vendit, por vranësira kalimtare do të ketë në të gjithë zonën malore.

Pjesa e dytë e ditës mbetet në kushtet e motit të kthjellët me vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira të dukshme do të ketë në gjithë zonat malore lindore duke rrezikuar nga shira të dobët e të izoluar shtrirjen Lindore Peshkopi – Bilisht.

Sipas MeteoAlb, në mbrëmje do të ketë ri-kthjellim të kushteve atmosferike në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor ndërkohë që në det do të ketë dallgëzim të ulët.