Deri në mesditë i gjithë territori i vendit do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët por pas mesdite do të ketë vranësira nëpër të gjithë vendin ku më të dukshme do të jenë në zonat malore duke gjeneruar rrebeshe shiu. Më të mundshme në ekstremin verior.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në ultësirën perëndimore duke lënë me kthjellime, vranësira të shpeshta si dhe shira lokale zonat malore verilindore – juglindore.

 

Përsa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të mbeten të larta në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi permanent Jugor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në veriperëndim të Europës me ndikim deri në qendër të kontinentit do të bëjë që këto rajone të dominohen nga shira dhe stuhi të forta ere, herë pas here intensive.

Po ashtu me vranësira dhe shira do të paraqitet moti për gadishullin skandinav por në sasi më të pakta. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominant