Parashikimi i motit 8 Shtator 2017



Vijon dominimi i kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit, më të dukshme në zonat veriore dhe qendrore duke rrezikuar shira të përkohshëm.

Edhe pjesa e dytë e ditës mbetet nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët në zonat veriore e qendrore duke lënë me mot të vranët zonat jugore, në Juglindje të vendit do të ketë rrebeshe shiu.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje të lehtë, në orët e mëngjesit duke lënë konstante vlerat e mesditës.

Era do të fryjë e lehtë por deri mesatare në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare gjenerohet dallgëzim deri 3 ballë. /tvklan.al

Kategori
MotiTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*


Emisione