Gjatë paradites moti paraqitet me kthjellime e vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar bregdetin e Adriatikut ku do të ketë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar brigjet e tij nga shira të përkohshëm.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës, do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë vendin, më të dukshme në zonat verilindore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në dy vlerat ekstremale ditore.

Era do të fryjë e lehtë në tokë, por mesatare në det me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi veriperendimor duke gjeneruar në det, dallgëzim  deri 2 ballë./tvklan.al