Moti i qëndrueshëm do të na shoqërojë edhe gjatë ditës se hënë, duke bërë që kthjellimet të jenë prezent në të gjithë vendin.

Në zonat malore herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta. Parashikohet që edhe pasditja të mbetet me mot të kthjellët, por të ftohtë në të gjithë territorin e vendit, zonat më të ftohta do të jenë zonat lindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 2 gradë në orët e mëngjesit, por edhe mesdita do të sjellë 2- 3 gradë rritje të tyre.

Era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verilindor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë./ tvklan.al