Vija bregdetare dhe zonat e ulta do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësira të lehta e kalimtare ndërsa me vranësira më të dendura të cilat do të rrezikojnë shira të izoluar paraqitet moti për zonat malore veriore- verilindore.

Parashikohet që edhe gjatë pasdites kthjellimet të mbeten prezent në të gjithë vendit por sërish në ekstremin verior të vendit do të ketë herë pas here vranësira të dendura duke gjeneruar shira të karakterit lokal.

Edhe gjatë natës nuk parashikohet të ketë ndryshime të motit. Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës.

Era, do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë. /tvklan.al