fazlliu

Partizani beson te kualifikimi në Ligën e Europës, pavarësisht humbjes 1-3 në Norvegji. Të kuqtë, nën drejtimin e trajnerit Starova, u stërvitën së fundmi në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, aty ku edhe do të luhet ndaj Stromgodsetit. Astrit Fazliu, shënues i golit të vetëm në Norvegji, e quan kualifikimin detyrë të realizueshme.

Fazliu mendon se Partizani duhet të shfrytëzojë disa probleme që do të hasin norvegjezët në Tiranë.

Të kuqtë duhet të mendojnë për gjendjen e tyre, që nuk duket më e mira e mundshme. Kapiteni Nderim Nexhipi mësohet se ka pasur konflikt me trajnerin dhe pritet ta nisë sërish ndeshjen nga stoli. Po ashtu, i pakënaqur duket edhe lojtari tjetër nga Kosova, Mazrekaj.

Tv Klan