Partizani triumfoi në volejboll për meshkuj, duke ia dalë të mundë Tiranën në sfidën e pestë finale. Të kuqtë që kishin pësuar 2 humbje në derbin me bardheblutë dhe më pas përmbysën gjithçka, duke fituar 3 ndeshjet e mbetura.

Ndeshja e fundit e zhvilluar këtë shtunën në palestrën e Farkës vulosi çështjen e titullit. Partizani e mundi Tiranën 3-1 me sete. Bardheblutë ishin kampionë në 2 sezonet e fundit. Ky ishte titulli i 16 për Partizanin.

Tv Klan