Hoxha: Lëvizjet kanë forcuar grupin dhe do të arrijmë objektivat

Partizani do t’i rikthehet me disa ndryshime kampionatit ku përveç emërimit të trajnerit Dritan Mehmeti janë afruar edhe lojtarë si mbrojtësit Eneo Bitri e Xhuliano Skuka dhe sulmuesi Sherif Kallaku. Këto lëvizje sipas kapitenit Alban Hoxha kanë forcuar grupin dhe besimin se do të arrihen objektivat.

“Duhet të mendojmë më shumë te pikët se sa te loja e bukur. Organika është plotësuar dhe besoj se objektivat do të jenë sigurisht për kupat e Europës, por do të luftojmë dhe për titullin kampion”, tha Hoxha.

Eneo Bitri u kthye te të kuqtë pas përvojës tek Astana në Kazakistan. 25-vjeçari veçon kundërshtarët më të fortë të kampionatit.

“Nuk e diskutova fare kthimin këtu. Ekipet që janë për titull për mua janë Vllaznia dhe Kukësi”.

Partizani do të zhvillojë ndeshjen e parë për 2022 në fushën e Egnatias.

Tv Klan