Pas 10 vitesh është shfaqur tek fëmijët sëmundja e “kollës së mirë”. 8 fëmijë deri tani janë prekur nga kolla e mirë. Në repartin e Pediatrisë janë shtruar 4 fëmijë të moshës 1-6 muaj,ndërsa 4 raste të tjera janë trajtuar në mënyrë ambulante.

Robert Rado, mjek: Shumica kanë qenë fëmijë të moshës nën një vit dhe nga këto katër raste kanë qenë të moshës nën 6 muaj. Kanë qenë bebe 1 muaj, 2 muaj të cilët kanë pasur kushte për tu zhvilluar kolla e mirë.

Shefi i pediatrisë Robert Rado thotë se shkaqet e rikthimit të “kollës së mirë” lidhen me mosvaksinimin e fēmijëve, por edhe vaksinimin në shumë raste me vaksina të blera jashtë vendit.

Robert Rado, mjek: Ka patur raste të cilat kemi fëmijë të pavaksinuar për shkak të mentalitetin të prindërve, pra që s’bëjnë asnjë vaksinë. Nëse do të kemi raste të tilla mundësia e rishfaqes së sëmundjeve infektive rritet dhe këto mund të jenë një burim i infeksioneve tek fëmijët e tjerë.

Mjeku apleon prindërit të respektojnë kalendarin e vaksinimit për fëmijët, për të shmangur pasojat e rënda në shëndetin e fëmijëve.

Klan News