Edhe Greqia po përballet me situata të rënda përmbytjes si pasojë e motit të keq që vijon prej ditësh.

Veri-perëndimi i vendit fqinj, Janina dhe Igumenica janë mbuluar nga ujërat. Zonat rurale po hasin probleme me infrastrukturën.

Fatmirësisht nuk raportohen viktima, por autoritetet njoftuan se të paktën 5 persona janë në rrezik në komunën Messolonghit, ku shirat e rrëmbyeshëm kanë fryrë lumenjtë, duke rrezikuar jetën e banorëve.

Forcat zjarrfikëse shpëtuan një të moshuar nga banesa e saj. Situata më e rëndë paraqitet në Epir. Përmbytjet dhe rrëshqitje e dherash janë raportuar në Konicë e Prevezë. Në Korfuz një grua rrezikoi jetën kur automjeti i saj u rrëmbye nga ujerat. Në ishull mungoi edhe energjia elektrike për disa orë.

Shërbimet e emergjencës shkuan në kaos në qytetet veri-perëndimore si pasojë e qindra telefonatave për ndihmë.  Ndërsa disa dhjetëra fluturime raportohen të jenë anuluar si pasojë e erërave të forta.

Tv Klan