Shqiptarët që punojnë e jetojnë në Greqi, por që të dielën e Pashkës Ortodokse do e kalojnë në atdhe kanë shtuar fluksin e hyrjeve në doganën e Kapshticës.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë nga Greqia 6 258 qytetarë dhe 2480 të tjerë kanë udhëtuar drejt vendit fqinj.

Fluksi i lartë ka sjellë edhe pritje më të gjata në doganën greke.

Për të menaxhuar lëvizjet polica jonë kufitare ka hapur 5 sportele në hyrje dhe dy në dalje, ndërsa pala greke punon me 3 sportele.

Autoritetet e kufirit presin që fluksi i lëvizjeve drejt vendit tonë të mbetet i lartë edhe gjatë ditës së shtunë.

Tv Klan