Është pastruar 24 orë më pas vija bregdetare e plazheve të Durrësit dhe Kavajës, nga Plepat deri në Golem që u ndot masivisht nga mbeturina të shumta. Mbetje të shumta plastike, por edhe të tjera u grumbulluan në breg pas qetësimit të motit të trazuar.

Ndotja preku një gjatësi prej 4 kilometrash të brezit ranor. Ishin punonjës të ndërmarrjes së pastrimit që ndërhynë për pastrimin e plazhit.

Autoritetet lokale apeluan që mbetjet urbane të mos hidhen në lumenj apo kanale kulluese për të mos përsëritur një situatë të tillë.

Tv Klan