beqaj-1Deputetë të opozitës në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë kanë akuzuar Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj se paratë për investime i ka ngurtësuar në banka dhe po bën pazare me to. Një akuzë e tillë është mohuar nga Ministri Beqaj.

Deputeti i PD, Sheferedin Shehu ka shkuar edhe tej duke akuzuar Ministrin se i ka nxjerrë paratë nga thesari dhe po i mban nëpër banka.

Opozita ngriti edhe shqtësimin lidhur me mungesën e mjeteve bazë në spitalet shqiptare. Në fund Komisioni miratoi kredinë prej 16 milionë euro të Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, për Programin e Reformimit të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës, me një kohëzgjatje 20 vjet.

Tv Klan