Arben RistaniArben Ristani – Deputet i PD: “Mafia sundon sot në Shqipëri dhe ka një kryeministër, Edi Ramën”.

Partia Demokratike e konsideron një situatë tronditëse përfshirjen, sipas saj të deputetëve të mazhorancës në trafik narkotikësh.

Në një aksion para disa ditësh në zonën e Vilunit në Shkodër policia arriti të ndalojë disa persona, por sipas selisë blu nuk mundi të ndalojë kreun e organizatës, i cili u mbrojt nga një deputet i mazhorancës.

Arben Ristani – Deputet i PD: “Kreu i organizatës, një person me precedent të rëndë penalë, i njohur për gjithë zonën për aktivitetin kriminal, u mor në mbrojtje nga një deputet i mazhorancës në Shkodër. Kreu i organizatës mafioze gjeti strehë në makinën e blinduar të deputetit të mazhorancës, makinë e cila përdoret edhe nga përfaqësues të tjerë, njerëzit më të besuar të Edi Ramës në zonën e Veriut. Deputetët e lidhur me krimin, dolën përsëri mbi ligjin.

Sipas demokratëve ky është një tjetër fakt që tregon se mafja ka kapur shtetin dhe që njëkohësisht dëmton edhe mardhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

Arben Ristani – Deputet i PD: “Publiku shqiptar duhet të jetë i qartë se tërheqja e Policisë para këtyre fakteve, tregon se mafia ka kapur shtetin. Informacioni i ardhur nga vendet fqinje arriti të prishë rehatinë e deputetëve të Edi Ramës, u mori atyre një ngarkesë. Por kur trafiku lejohet nga qeveria, merret në mbrojtje prej saj, bashkëpunimi i autoriteteve italiane shkon dëm”.

Prej disa muajsh opozita po denoncon atë që e ka quajtur inkriminim të Parlamentit.

Tv Klan