Ish-Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga PD me biznesmene dhe profesionistë.

Përmes video-konferencës, lideri demokrat është shprehur se partia që ai drejton ka qenë gjithmonë forcë politike pro biznesit.

Për këtë Berisha tha se në vitin 2005, kohë kur PD-ja erdhi në pushtet, u vendos taksa 10%, taksë të cilën Europa e njihte në vlerat 17-15%.

Për të arritur këtë, kreu i PD tha se u krijua një mjedis i lirë për biznesin, garë e ndershme dhe barrë e ulët fiskale si dhe siguri ligjore.

Tv Klan