Partia Demokratike ka njoftuar sot se do të japë mbështetje të plotë juridike për çdo ankesë të depozituar nga maturantët.

Me anë të një deklarate për mediat, Deputeti Luçiano Boçi tha se çdo maturant që ka nevojë për përkrahje ligjore për rastin e tij, do të gjejë ekspertët e duhur pranë selisë blu, që do të japë mbështetje të plotë për çdo ankesë të depozituar.

Sipas Boçit, kjo nismë vjen në përgjigje të qindra denoncimeve të ardhura pranë Partisë Demokratike.

“Po ndjekim hap pas hapi zgjidhjen e padrejtësisë që i është bërë maturantëve. Në përgjigje të qindra denoncimeve pranë Partisë Demokratike dhe kërkesave konkrete të tyre dhe familjarëve, Partia Demokratike do të japë mbështetje të plotë juridike për çdo ankesë tē depozituar. Cilido maturant, të cilit i nevojitet përkrahje ligjore për rastin e tij, do të gjejë pranë Partisë Demokratike ekspertët e duhur për dërgimin e çështjes në gjykatë. I bëjmë thirrje çdo maturanti që të paraqesë dokumentacionin përkatës pranë Partisë Demokratike, ose në portalin që është hapur për maturantët “Padrejtësia ndaj maturantëve, trego rastin tënd”. Po kështu po shqyrtojmë dhe përgatisim edhe hapa të tjerë juridikë dhe kushtetues. Duke kuptuar kaosin dhe ankthin e kësaj situate, ju sigurojmë që vetëm përpjekja jonë e përbashkët, do të sjellë e vendosë drejtësi dhe meritokraci për maturantët. Ti sprapsim së bashku hajdutët e të ardhmes së rinisë!”,

thuhet në deklaratë. /tvklan.al