“Të braktisur edhe pse punojnë në kushte të vështira”

Partia Demokratike akuzoi sot qeverinë se nuk u paguan mësuesve orët shtesë që duhet të bëjnë për shkak të pandemisë.

Ish-deputetja Albana Vokshi tha se mësuesit, pavarësisht se punojnë 20 më shumë se normalja në një javë paguhen vetëm për 5 ose 6 të tilla.

Sipas Vokshit mësuesit janë në kushte të vështira, me maskë, me stres, pa kushtet minimale të sigurisë, pasi në shkolla nuk ka ujë, as dezinfektantë.

Ish-deputetja thotë se edhe Kosova i paguan mësuesit me 120 euro shtesë për shkak të vështirësive.

Tv Klan