komisioni hetimorMazhoranca dhe opozita u përfshinë në debate të ashpra në Komisionin hetimor për lëvizjet në policinë e shtetit. Shkak u bë kërkesa e kryetarit, Arben Ristani, për të hetuar mbi një dokument të vitit 2004, të hartuar nga ish- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit të asaj kohe Bajram Ibraj, në të cilin implikoheshin për veprimtari kriminale e korruptive punonjës të policies së shtetit, të cilët, sipas opozitës janë rikthyer së fundmi në detyrë.

Ekzistencën e dokumentit që opozita tha se do t’ia kërkojë Ministrisë së Brendshme e pranoi deputeti socialist Pjerin Ndreu, nëndrejtor i përgjithshëm i policisë dhe drejtor i policisë së Tiranës në qeverisjen socialiste të asaj kohe.

Deputetetët e mazhorancës argumentuan se kërkesa e opozitës është e pambështetur në ligj dhe rregulloren e kuvendit.

Akuza të ndërsjella pati dhe mes vetë deputetëve.

Pas debateve mes palëve komisioni ra dakord që më 7 maj të prezantohet raporti i punës dhe më 13 maj ai t’I paraqitet kuvendit.

Tv Klan