Një nga bashkëhartueset e programit të PD për arsimin, Albana Vokshi, shpjegoi se si do të ndryshojë arsimi për fëmijët shqiptar pas 25 Prillit.

Vokshi thotë  se cilësia e arsimit do të përmirësohet, ndërsa kushtet për shkollimin e fëmijëve tanë do të jenë shumë më të mira me planin e Partisë Demokratike.

Ajo ripërsëriti edhe njëherë angazhimin që një ditë më parë mori kryetari i PD-së, Lulzim Basha për 350 mijë tekste falas për nxënësit.

Jona: Motra ime është në shkollë, por për shkak të kushteve jo të mira po mendojmë ta çojmë në një shkollë private. A do të ndryshojë diçka në cilësinë e shkollimit?!

Albana Vokshi: Patjetër që do ndryshojë. Nxënësi do jetë në fokus të programit të Partisë Demokratike. Të gjitha shkollat, edhe në cepin më të fundit të Shqipërisë, do jenë me infrastrukturë, me standarde ndërkombëtare. Prindërit, sikurse po e diskutonim dhe me Valbonën dhe me Malvinën do jenë krejt të qetë sepse fëmijët e tyre do jenë në një ambient të sigurt. Do sigurojmë edhe vakte ngrënie, madje edhe aktivitete të ndryshme mbas mësimit, bazuar në prirjet që nxënësit do të kenë.

Jona: Shkollimi i fëmijës ka dhe kosto, a do të kemi një ndihmë?

Albana Vokshi: Përveç faktit që prindërit do jenë të sigurt për fëmijët e tyre, deri në orët e pasdites dhe do të kenë mundësi që të punësohen, që do të sjellin më shumë të ardhura për familjet e tyre. Partia Demokratike angazhohet që për 350 mijë, të sigurojë tekste  të reja falas. Ndihmë e cila  për 60 mijë  familje në nevojë do të vazhdojë deri në fund të shkollës së mesme./tvklan.al