Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Elbasani, aty ku u mblodh Partia Socialiste. Përmes një postimi të ish-deputetit Edi Paloka thuhet se Rama me komentet e tij ka frymëzuar “Taulant Ballën dhe shokët e tij të Toyota Yaris”.

“Filloi xhaja të zbulojë armiq të brendshëm madje dhe të padukshëm… Këto janë shenjat kur fillon e të kap plakja keq, fillon dhe gjen armiq të padukshëm edhe brenda stanit që kë zgjedhur vetë. Ka filluar të rrjedhë nga pleqëria, se nuk besoj se dikush ja ka mbush mendjen se me këtë stil demode mund të frymëzojë ndokënd…veç Taulantit dhe shokëve të tij të Toyta Yaris”, shkruan Paloka.

Kryeministri Edi Rama e quajti opozitën si humbëse kronike, ndërsa tha se opozita e saj e vërtetë janë njerëzit, të cilët i quajti si kundërshtarë të padukshëm. /tvklan.al