PD-ja per inertePrishja e ndërtimeve në bregdet ka lënë pas grumbuj të shumtë inertesh që për Partinë Demokratike po dëmtojnë imazhin turizmit në vend duke krijuar një situatë të papranueshme për pushuesit.

Koordinatori i Partisë Demokratike, Ervin Salianji denoncoi nga plazhi i Dhërmiut papërgjegjshmërinë e qeverisë për të pastruar këtë zonë nga mbetjet e inerteve, duke thënë se  punët e qeverisë nuk janë ato që tregon kryeministri në Facebook e tij dhe ato që duken në ekrane.

Koordinatori i PD për Ndihmë Ligjore dhe Denoncimet, Ervin Salianji:

“Ky realitet, kjo shëmti urbane, ky grumbull inertesh, ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes së qeverisë. Ka ardhur si pasojë e papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së qeverisë. Qeveria e ka detyrim ligjor pastrimin dhe rehabilitimin e zonës pas çdo ndërhyrje. Por me ç’duket punët e qeverisë shkojnë mirë vetëm në ekrane dhe në facebook-un e kryeministrit. Ndërkohë që në realitet punët në Shqipëri janë si ky grumbull mbeturinash që ndodhet këtu pas meje”.

Kordinatori demokrat kërkoi që qeveria t’i japë sa më shpejt zgjidhje këtij problemi që po prek turizmin në këtë zonë të jugut të vendit.

Tv Klan