KOSOVË – Ende nuk ka pajtueshmëri ndërmjet partive politike opozitare për shpërndarjen e Kuvendit në mënyrë që pastaj t’i hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme.

LDK-ja e AAK-ja vazhdojnë të insistojnë që fillimisht duhet shkarkimi i qeverisë apo dorëheqja e Kryeministrit, e për shkarkim nuk i kanë votat e mjaftueshme.

Andaj Partia Demokratike vazhdon të insistojë për shpërndarje të Kuvendit, pasi për këtë variant i kanë edhe votat e pushtetit.

Kuvendi i Kosovës ka 120 deputetë. Për shpërndarjen e Kuvendit nevoiten 80 vota pro. 56 ulëse i ka në Kuvend Lëvizja Vetëvendosje, e 18 Partisë Demokratike që përbëjnë gjithsej 74 numrin e votave.

Nëntë ulëse i ka Lista Serbe; tetë Grupi Multietnik; pesë deputetë – në mesin e tyre një serb – janë pa grup parlamentar.

E dy partitë tjera opozitare kanë 24 ulëse, 16 LDK-ja e tetë AAK-ja.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se janë në pritje të një koordinimi me partitë opozitare.

Për kohën e përshtatshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Kryeministri Albin Kurit mbrëmë ka diskutuar edhe me grupin parlamentar multietnik. Mandati i qeverisë përfundon në Shkurt të vitit 2025.

Tv Klan