Zëvendëskryeministri Niko Peleshi inspektoi punimet për sistemimin e trotuareve të Bashkisë Maliq, një projekt ky i financuar nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve. Ai premtoi se permes ketij fondi dhe fondit shqiptar te zhvillimit, qeveria do te mbeshtese bashkite e reja ne hartimin e planeve strategjike te zhvillimit.