Niko PeleshiZëvendëskryeministri Niko Peleshi inspektoi punimet për sistemimin e trotuareve të Bashkisë Maliq, një projekt ky i financuar nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve.

Ai premtoi se permes ketij fondi dhe fondit shqiptar te zhvillimit, qeveria do te mbeshtese bashkite e reja ne hartimin e planeve strategjike te zhvillimit.

Niko Peleshi, zv/Kryeministër: “Është iniciativa e pushtetit lokal por qeveria shqiptare nuk do të rri pa marrë rolin dhe përgjegjësitë e veta. Ne do të mbështesim edhe me kapacitete, me ekspertizë por edhe me fonde përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, që tani janë duke u riformatuar, do të mbështesim bashkitë e reje për të hartuar në një kohë sa më të shpejtë planet e tyre strategjike të zhvillimit”.

Zëvendëskryeministri Peleshi theksoi rendësin e reformës Territoriale – Administrative në rritjen e kapaciteteve financiare të bashkive të reja që do të krijohen.

Niko Peleshi, zv/Kryeministri: “Ky investim që sot mbështetet nga qeveria shqiptare është baraz me buxhetin e dy viteve të Bashkisë së Maliqit. Ka qenë praktikisht e pamundur për bashkitë e vogla sidomos, por edhe për komunat të financonin projektet e zhvillimit të infrastrukturës por edhe me gjerë të shërbimeve e të tjera.”

Sipas zevendeskryeministrit, ne vitin 2014 qeveria e dyfishoi fondin në dispozicion të Fondit për Zhvillimin e Rajoneve duke mbështetur në total 73 projekte urbanizimi dhe rikualifikimi urban, që kanë si qëllim parësor nxitjen e zhvillimit në zonat periferike dhe ato me potencial turistik.

Tv Klan