Policia greke përdori gaz lotsjellës mbi pensionistët që kishin dalë për të protestuar për masat shtrënguese të ndërmarra nga shteti.

Me qindra pensionistë tentuan të hidhnin një autobus policie, ndërsa të tjerë u përpoqën të çanin barrikadën e kësaj të fundit.

Për shkak të reformës që parashikon masa shtrënguese të herë pas herëshme, tashmë ata marrin 25 deri në 55 përqind më pak pension nga sa merrnin përpara krizës ekonomike në vend.

Pensionet janë një ndër pikat kyçe sa i përket marrëveshjeve që grekët kanë me kreditorët ndërkombëtarë.

Qeveria e Alexis Tsipras duhet të grumbullojë më shumë se 1 miliardë euro nga kursimet nëpërmjet reformave në pensione, sipas kushteve të vendosura nga huadhënësit ndërkombëtarë.

Por sipas një sondazhi të realizuar nga Rrjeti Kombëtar i Pensioneve javën e shkuar rezulton se gati gjysma e pensionstëve tashmë kanë të ardhura mujore nën limitin zyrtar të varfërisë.

“Nuk mund të jetojmë me 400 euro në muaj”

, thërrisnin protestuesit teksa marshonin në rrugë,

“Lërini të pasurit të paguajnë për krizën

”, ishte një tjetër thirrje e tyre./tvklan.al