Gjimshiti: E ardhmja do jetë më e mirë për Shqipërinë

Në letër konsiderohen si miqësore, por për kombëtaren shqiptare sfida me Kilin dhe Suedinë ka një peshë më të madhe. Kuqezinjtë kërkojnë rezultatin edhe në këto dy takime, në të cilën trajneri i kuqezinjve, Sylvinho synon të marrë sinjale pozitive nga futbollistët në dispozicion.

Lojtarët e dinë që jemi afër Europianit. Ne jemi të grumbulluar prej tri ditësh, por flasim vetëm për Kilin dhe Suedinë. Nuk janë vetëm miqësore, Kili ka një skuadër të fortë, kanë shumë emra. Ata kanë luajtur në 9 Kupa Bote, ka kaluar të paktën tri herë në çerekfinalet e Botërorit. Një skuadër që është përballur me Kombëtaret e mëdha, janë mësuar me sfida të tilla. Ndjesi e bukur si amerikano-latin që jam kjo ndeshje ndaj Kilit. Do të jetë kënaqësi të luajmë këtë ndeshje në një stadium të mbushur plot me tifozët shqiptarë. Do të jetë një ndeshje shumë e bukur.”

Për trajnerin Sylvinho dhe kombëtaren nuk është momenti për të menduar Europianin, ndërsa në lista aktuale mund të pësojë ndryshime.

“Ky është momenti për të menduar për dy miqësoret. Nuk mendoj në asnjë çast për Europianin. Jo vetëm unë, por edhe stafi dhe Federata janë të fokusuar këtu dhe s’po mendojmë finalet e Euro2024. Po luajmë me Kilin dhe Suedinë që janë të forta dhe vijnë me dy trajnerë të rinj dhe ka shumë uri. Ne mund t’i shohim me kujdes lojtarët dhe t’i provojmë të shohim si është situata e gjithësecilit. Muja dhe Daku nuk janë në këto ndeshje, por s’do të thotë që s’janë në planet e të ardhmes.”

Për kapitenin e kuqezinjve, Berat Gjimshiti, kombëtarja do të ketë mbështetje të madhe nga shkallët e stadiumit. 31-vjeçari pret që e ardhmja premton më të mirën për kombëtaren shqiptare.

Miqësorja Shqipëri-Kili do të transmetohet falas në TV kombëtar Klan duke nisur nga ora 20:45.

Klan News