Funerali 2Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë sot në ceremonitë shtetërore të homazheve që u organizuan për ndarjen nga jeta të ish- Presidentit të parë jo- komunist të Bullgarisë, Zhelju Zhelev.

Nishani vendosi një kurorë me lule me dedikim të posaçëm, si dhe i shprehu ngushëllimet në emër të tij dhe të popullit shqiptar familjarëve të Presidentit Zhelev i cili u nda nga jeta në moshën 79- vjeçare.

Presidenti Nishani vlerësoi rolin e madh të Presidentit Zhelev jo vetëm për ndryshimet demokratike në Bullgari, por edhe në të gjitha vendet e Ballkanit.

Në homazhe ishte i pranishëm edhe ish- kryeministri Sali Berisha.

Pas ceremonisë së homazheve Presidenti Nishani takoi homologun bullgar, Rosen Plevneliev ku diskutoi mbi bashkëpunimin dypalësh, rajonal dhe atë euroatlantik.

Tv Klan